Lajme

Paralajmërohet ulje e çmimit të grurit | Eksperti Kryeziu tregon detajet

05/15/2024 08:50
nga:N K

Çmimet e artikujve ushqimor në vendin tonë kanë shënuar rritje të çmimeve viteve të fundit. Në lidhje me çështjen e rritjes së çmimeve në Kosovë në një prononcim për GazetaBlic, ka folur eksperti i ekonomisë Bekim Kryeziu.

“Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB-se) i ka interpretuar statistikat e ASK-së ato sigurisht që janë zyrtare dhe kjo nuk është një rritje e lartë në krahasim me vitet paraprake kur të bëjmë p.sh krahasimin me vitin 2020 dhe 2021 me vitin 2024 sepse kemi rritjen e përgjitshme me gati 50 % të rritjes së çmimeve”, tha ai.

Kryeziu paralajmëron se në muajin korrik, pritet të ketë zbritje të çmimit të grurit e cila ndikon në çmimin e bukës.

“Këtë vit është normalizuar çmimi i këtyre produkteve, ngase kemi edhe prodhime dhe eksporte edhe nga këto shtete dhe vaji p.sh prapë është ulur në nivelet që ishte para 4 viteve në 1 € për litër. Po ashtu, në muajin korrik pritet një ulje e çmimit të grurit në nivele gati të para 3 viteve dhe pastaj edhe e bukës”, tha tutje ai.

Sa ka pësuar shteti i Kovovës rritje të importit?

“Çmimet në Kosovë rriten nga mallrat e importuara që në vitin që e lamë pas 2023-ën importi ka shënuar rekorde në rreth 6 miliardë euro. Pra, ne kemi një inflacion të importuar nga mallrat e jashtme”, theksoi ai.

“Çmimet janë shumë më të larta se sa 2.3 për qind”/ Shahini kritikon Qeverinë dhe ka një mesazh për të

Eksperti i ekonomisë Kryeziu, ka theksuar se rritja e çmimeve në vendin tonë, ka qenë për shkak të importit nga shteti i Ukrainës dhe i Rusisë.

“Periudha e fundit katër vjeçare në përgjithësi ka shënuar rritje rreth 50 % të çmimeve, sidomos të mallrave dhe të konsumit bazik, që qytetarët konsumojnë më shumë. Kjo ka ndodhur me fillimin e luftës në Ukrainë, duke pasuar në mënyrë zinxhirore në produkte bazike, sepse rritja e çmimeve të grurit, vajit dhe disa produkteve të tjera shkakton efekt zinxhiror në rritje. Ukraina dhe Rusia janë dy shtete që kanë një prodhim të lartë të këtyre produkteve bazike dhe prandaj është shkaktuar një rritje e tillë e çmimeve, sepse është zvogëluar oferta e pergjithshme në botë”, potencoi ai.

“Çmimet e tjera të rritjeve të produkteve tjera janë edhe si rrjedhojë e rritjes së transportit në botë, sidomos e disa mallrave nga Kina dhe vendet e tjera për ne të gjitha vendet në botë, kështu që transporti rritë koston e produkteve”, përfundoi eksperti i ekonomisë Bekim Kryeziu./Gazeta Blic/