Lajme

“Çmimet janë shumë më të larta se sa 2.3 për qind”/ Shahini kritikon Qeverinë dhe ka një mesazh për të

05/05/2024 19:32
nga:N K

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth rritjes së çmimeve të produkteve në Kosovë, ku vetëm në muajin mars janë rritur për 2.3 për qind, sipas ASK-së, krahasuar me vitin paraprak të muajit mars.

Ai thotë se Kosova është vendi i vetëm në Ballkan ku mbi 90 për qind varet nga importet dhe prodhimet e huaja.

“Kosova është vendi i vetëm në Ballkan ku mbi 90 për qind varet nga importet dhe nga prodhimet e huaja, kjo ka të bëjë kryesisht se prodhimi vendor në Kosovë është i dobët dhe nuk i plotëson kërkesat e konsumatorëve kosovarë. Ne gjithmonë importojmë produkte me bazë të tregjeve golable por importojmë dhe inflacionin dhe ka raste dhe produkte të dyshimta”, tha Shahini.

Krahas kësaj, kreu i AKB-së thekson se çmimet janë të rritura, qytetarët kanë shpresuar nga Qeveria aktuale se jeta e tyre do të përmirësohet dhe do t’i nxjerr nga skena sociale, por kjo nuk ka ndodhur.

“Çmimet janë dukshme të rritura për një kategori të cilët kanë pagë minimale që është paga më e ulët në Ballkan dhe një kategori që nuk janë të punësuar, për ata jeta është shumë e vështirë. Të gjithë këta kanë shpresuar që Qeveria aktuale do t’i përmirësojë dukshëm jetë e tyre dhe do t’i nxjerr nga skena sociale në skenë të punës dhe zhvillimit por kjo nuk po ndodhur”, u shpreh ai për Gazeta Blic.

Tutje, Shahini thotë se çmimet janë shumë më të larta se 2.3 për qind në disa produkte në nivel të konsumit. Ai shton se Kosova duhet të ngritë kapacitete e saj prodhuese dhe të mos të jemi të varur nga importi.

“Çmimet janë shumë më të larta në disa produkte se sa 2.3 për qind por kjo është në nivel të konsumit të përgjithshëm, prandaj ne e vlerësojmë që Kosova duhet të ngritë kapacitet e saj prodhuese dhe të mos jetë e varur nga importi”, deklaroi Shahini.

Ai ka dhe një mesazh për Qeverinë Kurti.

“Qeveria të bëjë strategjinë e zhvillimit të ekonomisë vendore, të mbështetë prodhimet vendore, të subvencionojë prodhuesin vendor,, ata t’i rritin kapacitetet prodhuese kurse konsumatorët të ngritin vetëdijen për konsumin vendor dhe kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të kemi më shumë prodhime vendor, me të lira dhe më cilësore”, tha Agim Shahni./GazetaBlic/