Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë thënë se zbatimi selektiv i rregulloreve apo shpërfillja e procesit ligjor, nuk i kontribuon stabilitetit. Këtë e kanë thënë lidhur me vazhdimin e rrënimit të shtëpive të ndërtuara në zonën e Liqenit të Ujmanit.
Nga Ambasada amerikane kanë thënë se iu bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës të verprojnë në mënyrë transparente dhe të drejtë.
“Zbatimi selektiv i rregulloreve ose shpërfillja e procesit të rregullt ligjor nuk kontribuon në stabilitet. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet dhe u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës të veprojnë në mënyrë transparente dhe të drejtë”, kanë thënë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë për KosovoOnline.


