Lajme

Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama publikon pamjet nga përgatitjet

11/25/2026 11:07
nga:L J

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga përgatitjet për zhvillimin e Konferencës së Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, e cila do të mbahet në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se në këtë konferencë pritet të marrin pjesë mbi 600 investitorë nga Evropa dhe rajoni, si dhe figura të njohura të politikës evropiane dhe ekonomistë.

“Mirëmëngjes dhe me Tiranën, e cila mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur po ashtu, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.