Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne që ka ndodhur sot në një pompë të derivateve në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha ai për “Gazeta Blic”.
Më herët nga Policia folën për “Gazeta Blic” në lidhje me shpërthimin në fjalë.


