Një cisternë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë, në rrugën “Tahir Zemaj”.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky shpërthim.
“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, deklaroi Gashi për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/