Lajme

Moti sot në Kosovë

06/20/2021 07:00
nga:Q R

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë dhe me pak vranësira, shkruan GazetaBlic.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot i nxehtë dhe me pak vranësira.Reshjet e shiu priten të vazhdojnë edhe gjatë natës (19.06.2021), por që dita e diele parashihet me intervale të gjata me diell dhe temperatura që parashihen të arrijnë deri në 30 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Moti nesër, 20.06.2021

Të dielën do të mbajë mot i nxehtë dhe me pak vranësira.Reshjet e shiu priten të vazhdojnë edhe gjatë natës (19.06.2021), por që dita e diele parashihet me intervale të gjata me diell dhe temperatura që parashihen të arrijnë deri në 30 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.

LEXO EDHE:

Forumi i Antalias, Vjosa Osmani: Covid-19 ka shtuar pabarazitë dhe ka theksuar rëndësinë e multilateralizmit