Lajme

Ti je unik! Fuqizohu nga Arizona State University – Lansohet kampanja e re e UNI – Universum International College

05/15/2024 15:19
nga:Sh R

Ti je UNIK! Është kampanja e re që UNI – Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University ka lancuar sot, në një konferencë për media, të mbajtur në hapësirat e UNI.

Lancimi zyrtar i kampanjës u bë nga menaxhmenti i lartë, ku ndër të tjera para të pranishmëve u përmend se ‘Si rezultat i partneritetit strategjik midis Universum International College dhe Arizona State University (ASU), studentët do të vazhdojnë të kenë përfitime të jashtëzakonshme. Nga kurrikulat e bazuara në materiale të Arizona State University, tek ligjeratat me profesorë ndërkombëtar, studimet semestrale me bursë të plotë në BE, e deri tek mundësia për diplomë të dyfishtë nga ASU, studentët do i përjetojnë të gjitha.’

UNI – Universum International College vazhdon të ketë një qëllim: Ofrimin e mundësive të mëdha, që studentët të bëhen qytetarë të botës, të gatshëm për të triumfuar në revolucionin dixhital.

Prof. Stephen Keck, Dekan në UNI, ndër të tjera tha “Kjo kampanjë është simbol i personalizimit, i gjithëpërfshirjës dhe gatishmërisë së UNI-Universum International College për të qenë shtëpi mbështetëse e rrugëtimit profesional për çdo student.”

TI JE UNIK, është kampanja me të cilën UNI-Universum International College mirëpret edhe studentët e rinjë të cilët këtë vit do të zgjedhin rrugën e tyre, të sigurt, drejtë arritjës së ëndrrave dhe planeve të tyre profesionale.

Prof. Isabel Salvat Zv. Presidente për Çështje Akademike potencoi se “Projektimi i planprogrameve të cilat korrespodojnë me tregun e punës dhe kërkesat e kohës digjitale, teknologjisë dhe ndërkombëtarizimit e diferencojnë UNI, prandaj çdo student ndihet i veçantë.”

Prof. Valon Murati, Zv. President për Marrëdhëniet me Jashtë shtoi se: “UNI-Universum International Collage pret të i’u jep përgjigjje të gjitha dilemave të liderëve të rinjë, duke i’u prezentuar dhe qenë prezent në të gjitha platformat, sa më afër studentëve, të dedikuar në zgjerimin e ofertave studimore, poashtu duke krijuar komunikim dhe qasje direkte me secilin studiues të ri.”

Bëhu edhe ti pjesë e përvojave të tilla akademike. Për më shumë info. kliko KËTU.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr.1 për inovacion.