Lajme

Matoshi: S’pritet asgjë e mirë nga një qeveri paranojake si kjo Kurti – Kosova po humbë kohë, miq e para

05/07/2024 22:35
nga:G B

Bashkimi Evropian ka ndarë 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por, për të përfituar nga kjo ndihmë, Kosovës dhe Serbisë i janë vënë parakushte.

BE ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia “angazhimin konstruktiv të tyre me progres të matshëm dhe rezultate të dukshme në normalizim të marrëdhënieve të tyre”.

Lidhur me këtë, për Gazeta Blic ka folur analisti politik, Halil Matoshi.

Ai thotë se s’pritet asgjë e mirë nga një qeveri paranojka dhe izolacioniste, siç është qeveria Kurti.

Ai ka potencuar se Kosova po humbë shumë kohë, miq e para.

“Nuk pritet asgjë e mirë nga një Qeveri paranojake dhe izolacioniste siç është kjo e jona. Kosova po humbë shumë kohë, miq e pare!?” deklaron analisti Matoshi./Gazeta Blic/

Kushtëzimi i BE-së për Kosovën e Serbinë/ Haliti: Presion që palët t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara

Arifi për kushtëzimin e BE-së për Kosovën e Serbinë: Synohet ndërrimi i qasjes në raport me dialogun

BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen