Lajme

BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen

05/07/2024 12:13
nga:G C

Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar një program në vlerë 6 miliardë euro si mbështetje për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Synimi i këtij programi është përshpejtimi i reformave dhe rritjes ekonomike në këtë rajon, derisa ato synojnë anëtarësimin në union.

Këshilli dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se plani mbulon një periudhë nga vitit 2024 deri në 2027 dhe pritet të sigurojë 2 miliardë grante dhe 4 milionë hua. Ndihma është një kontingjent reformash që do t’i sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor në linjë me rregullat e BE-së, raporton Associated Press.

Këshilli ka thënë se për Kosovën dhe Serbinë parakusht për t’i pranuar ndihmat është “angazhimi i tyre konstruktiv me progres të matshëm dhe rezultate të dukshme në normalizim të marrëdhënieve të tyre”.

“Ndihma do të jetë mbështetje për një sërë reformash socio-ekonomike, përfshirë reformat e lidhura me sundim të ligjit dhe të të drejtave fondamentale”, ka thënë këshilli..