Lajme

Arifi për kushtëzimin e BE-së për Kosovën e Serbinë: Synohet ndërrimi i qasjes në raport me dialogun

05/07/2024 22:03
nga:G B

Ish diplomati kosovar, Avni Arifi, ka komentuar kushtëzimin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës e Serbisë, për të përfituar nga ndihma prej 6 miliardë dollarësh që u është ndarë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se BE synon ndërrimin e qasjes në raport me dialogun.

“BE duket se synon të ndërrojë qasjen në raport me dialogun. Me këto veprime synohet të adresohen problemet e mëhershme kur palët kanë pranuar obligime por pastaj me probleme shtese kanë synuar të ju iket apo bishtnohet nga obligimi”, thotë ai.

Arifi vlerëson se Kosova e qeveria Kurti duhet të mësojnë se pranimi i kërkesave në BE e më pas deklarimi në Prishtinë se s’kanë pranuar asgjë shkakton probleme dhe nuk jep sukses.

“Kosova e posaçërisht Qeveria aktuale duhet të mësojë nga kjo se politika ku në Bruksel, Ohër apo Bratislavë pranohen të gjitha kërkesat e BE e posa të kthehen në Prishtinë nuk pranojnë se janë pajtuar apo shkaktojnë probleme artificiale me qëllim të shmangies së marrëveshjes nuk do të kenë sukses”, thekson ish ambasadori dhe ish kryenegociatori Avni Arifi./Gazeta Blic/

Kushtëzimi i BE-së për Kosovën e Serbinë/ Haliti: Presion që palët t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara

BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen