Lajme

Marrëveshja e Brukselit / Jetëgjatësia e targave serbe – “KM”, “PR”, “GL”, “UR”… mbesin përgjithmonë

11/24/2022 11:19
nga:N M

Saga e tabelave ilegale serbe ka përfunduar mbrëmë, përmes një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me lehtësimin dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Blic. 

Krejt çka dihet deri më tash është se Kosova ka hequr dorë nga vendimi i saj për shqiptimin e gjobave, përderisa Serbia nuk do të prodhojë më tabela ilegale “KM” “PR” “PZ” “UR” e të tjera.

Marrëveshja është bërë publike qoftë nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe nga kryenegaciatori i Kosovës Besnik Bislimi, por që në këtë marrëveshje nuk saktësohet jetëgjatësia e tabelave ilegale serbe, për serbët që jetojë në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Serbët në Veri të Kosovës dhe kudo që jetojnë në Jug të vendit do të mund t`i përdorin këto tabela pafundësisht, meqë në marrëveshjen e arritur nuk ka afat se kur ato mund të mos ekzistojnë më.

Deri në këto momente në marrëveshje nuk ka afat se kur këto tabela do të mund të konvertohen në RKS.

Se ato do të jenë përgjithmonë po e thotë edhe Lista Serbe.

Lista Serbe ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Bruksel, dhe ka thënë se targat KM mbeten në përdorim.

“Duam t’i informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM (Mitrovicë e Kosovës), do të mund të funksionojnë normalisht, dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund ta zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit si më parë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Kjo parti ka thënë se targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të vazhdohen, por “të reja nuk të lëshohen tani për tani”.

Aktualisht në vend janë 9 mijë automjete me targa ilegale serbe në veri të Kosovës.

Se ato do të jenë ekzistuese po e thotë edhe njohësi i rrethanave shqiptaro serbe Fatmir Sheholli.

“Tabelat që i kanë serbët tash në veri, pra 9000 të tilla sipas marrëveshjes në Bruksel kur t’iu del afati mund të regjistrohen përsëri në KM, GL etj. Pra, Serbia nuk do të prodhojë tabela, por tabelat “KM”, “PR”, GL”, “UR” etj mbeten në Veri sepse nuk ka marrëveshje për largimin e tyre”, ka thënë Sheholli për Gazeta Blic.

Kosova dhe Serbia – nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – më 23 nëntor kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Pas arritjes së marrëveshjes, Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “sonte ka pranuar gjithçka që ka refuzuar në ditët e kaluara”.

Edhe ai ka thënë se me marrëveshjen e arritur mbeten në qarkullim tabelat KM.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, tha se me këtë marrëveshje Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritur ndërmjet dy vendeve.

Abdixhiku: LDK e vlerëson marrëveshjen e arritur për targat, dramat populiste të panevojshme!

Ish kryenegociatorja: Kurti lëshoi pe për targat, nëse kështu vepron me marrëveshjen finale populli do ta mbrojë interesin e vendit

Vuçiq i drejtohet publikut për herë të parë pas marrëveshjes me Kosovën