Lajme

Abdixhiku: LDK e vlerëson marrëveshjen e arritur për targat, dramat populiste të panevojshme!

11/24/2022 10:32
nga:Y I

Kryetari i LDK-së përmes një komunikate për media ka thënë se LDK-ja e vlerëson dakoordimin e arritur mbrëmë mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Blic.

Në reagimin e tij theksohet se për Kosovën dhe të ardhmen euroatlantike të saj, stabiliteti politik dhe siguria janë parakushte esenciale, ndërsa bashkëpunimi i përgjegjshëm ndërkombëtar garanton shtyrjen përpara të interesave nacionale të Republikës së Kosovës.

Tutje theksohet se LDK-ja e ka parë si të panevojshme dramën e krijuar gjatë ditëve të fundit.

“LDK-ja e ka parë si tërësisht të panevojshme dhe të dëmshme gjithë dramën populliste të krijuar nga institucionet kryesore të vendit gjatë ditëve dhe javëve të fundit. Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë, pas gjithë dramës së shkaktuar, tregon joseriozitetin e drejtuesve aktualë të shtetit në përballje me përgjegjësitë e larta shtetërore.Kjo sjellje, përveç se ka lënduar marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare dhe shtetet mike, për të cilat Kosova ka nevojë, ka bllokuar dhe proceset kryesore integruese të vendit” thuhet në reagimin e Abdixhikut raporton Gazeta Blic.

Tutje LDK i ka bërë thirrje Qeverisë që te jenë trasnparent në procesin e dialogut.

Reagimi i plotë: