Lajme

Kushtëzimi nga BE për Kosovën e Serbinë, deputeti i VV-së: Parakusht absurd, nuk përkon me vizionin evropian

05/07/2024 22:53
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është deklaruar për kushtëzimin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës e Serbisë, për të përfituar nga ndihma prej 6 miliardë eurove, të ndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se parakushti është absurd dhe s’përkon me vizionin evropian.

“Fillimisht ky parakusht për Kosovën nga ana e vendeve të BE është absurd dhe nuk përkon fare me vizionin evropian, të ngrehësh paralele të njëjta në mes të një vend pro Evropian dhe një vend pro regjimit të Putinit, nuk është vetëm absurd por edhe skandal”, vlerëson ai.

Deputeti thekson se Serbia përkrahë format e regjimit të Putinit dhe vendet e BE-së s’mund ta shohin atë si një shtet normal.

“Dihet botërisht se Serbia e përkrah në të gjitha format regjimin e Putinit në Rusi, pra ka qenë dhe është vendi i rreshtuar shumë fort kundër vizionit të BE-së. Pra vendet e BE-së nuk mund të aktrojnë gjoja se Serbia është një shtet normal”, deklaron deputeti i VV-së, Halil Thaçi./Gazeta Blic/

 

 

Kushtëzimi i BE-së për Kosovën e Serbinë/ Haliti: Presion që palët t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara

Arifi për kushtëzimin e BE-së për Kosovën e Serbinë: Synohet ndërrimi i qasjes në raport me dialogun

BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen