Kurti shkon për homazhe në Prekaz, rikujton rëndësinë e kësaj date historike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 28 Nëntorit, ka bërë homazhe në Prekaz, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, për të nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Me këtë rast, Kurti ka rikujtuar rëndësinë e veçantë historike të 28 Nëntorit, e cila nuk është vetëm Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit Kombëtar, por edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe data e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë, përmes Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Daut Haradinajt.

Ky është postimi i tij i plotë: