Lajme

Deputeti i VV-së-Krasniqit: S’e kemi luksin me i harxhu 5 milion euro me kuptu kush del në vendin e dytë

09/09/2023 17:54
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PDK-së, se Kurti heziton me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi i njëjti s’mund t’i  marrë përqindjen e njëjtë të votave si herën e kaluar.

Basha tha se e gjithë opozita e dinë që të njëjtit janë në garë për vendin e dytë.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mandat 4-vjeçar për të qëndruar në pushtet.

“Komplet opozita e dinë që ata mes vete janë në një garë për vend të dytë, e për më tepët ne kemi mandat për 4 vite”

Tutje Basha me ironi ka theksuar se Kosova nuk e ka luksin me harxhu 5 milion euro për me e kuptu se kush del në vend të dytë.

“Opozita duhet me kuptu që Kosova nuk e ka luksin me i harxhu 5 milion euro për me kuptu se kush del n’vend të dytë” tha Basha për “Gazeta Blic”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po heziton për zgjedhje të jashtëzakonshme, meqë thotë se e di se s’mund të marrë përqindje të votave aq sa ka marrë herën e kaluar.

Krasniqi ka thënë se mundësitë ligjore e kushtetuese nuk janë të lehta për ta shkarkuar kryeministrin.

“Do të kisha dëshirë që të ishte kaq e lehtë. Në kuptimin formal, ne nuk kemi mundësi ligjore, kushtetuese të lehta me e shkarku nga pozita e kryeministrit…Unë i kam thanë kryeministrit nëse ti mendon që hala të dojnë njerëzit, hajde dalim në zgjedhje…Por, ai e di që as nuk mundet me iu afru shifrave që i ka marrë në të kaluarën”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për lajmi.net.

/Gazeta Blic/

Bajqinovci: Memli Krasniqi është politikan i përdorur e stërperdorur nga politika e vjetër!

Krasniqi: Kurti e di që s’mund t’u afrohet shifrave që i ka marrë në të kaluarën, prandaj s’po do zgjedhje