Lajme

Bajqinovci: Memli Krasniqi është politikan i përdorur e stërperdorur nga politika e vjetër!

09/09/2023 17:05
nga:Y I

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar sot se kryeministri Kurti po heziton me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme sepse e di që s’mund t’i afrohet shifrave që ka patur herën e kaluar.

Pas kësaj deklarate të Krasniqit ka ardhur menjëherë reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i këtij subjekti politik, Mefail Bajqinovci, tha për “Gazeta Blic” se Memli Krasniqi është një politik me mungesë të kredibilitetit politik.

Bajqinovci tha se Krasniqi është politikan i ‘përdorur e stërpërdorur’ nga politika e vjetër të cilët janë të identifikuar me korrupsion masiv.

“Memli Krasniqi është një politikan i përdorur e stërperdorur nga eshalonet e politikës së vjeter të cilat janë identifikuar me korrupsion masiv, klientelizëm sistematik, e përqendrim e gllabërim të pronave shoqerore e publike në duar të një numri të vogel të njerezve të pasuruar në menyre të jashtëligjme”

“Si i tille, ai jo vetem që është politikan krejëtsisht me mungesë të kredibilitetit politik, por edhe një politikan tipik në krizë të artikulimit e argumentimit politik sa e bën të shfaqet kështu edhe jo serioz. Juve ju kujtohen perbetimet e tij se LVV dhe Kurti nuk i arrijne kurr 50%. Prandaj, ai duket se po flet perqartë dhe i sikletosur nga mungesa e autoritetit politik si brenda PDK-së ashtu edhe jashtë saj” tha Bajiqnovci për “Gazeta Blic”

Krasniqi ka folur edhe në lidhje me mundësitë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ai ka deklaruar se mundësitë ligjore e kushtetuese nuk janë të lehta për ta shkarkuar kryeministrin.

“Do të kisha dëshirë që të ishte kaq e lehtë. Në kuptimin formal, ne nuk kemi mundësi ligjore, kushtetuese të lehta me e shkarku nga pozita e kryeministrit…Unë i kam thanë kryeministrit nëse ti mendon që hala të dojnë njerëzit, hajde dalim në zgjedhje…Por, ai e di që as nuk mundet me iu afru shifrave që i ka marrë në të kaluarën”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për lajmi.net.

/Gazeta Blic/

Krasniqi: Kurti e di që s’mund t’u afrohet shifrave që i ka marrë në të kaluarën, prandaj s’po do zgjedhje