Lajme

Krahasimi interesant i deputetit të VV-së/ Njëjtë sikur Franca që po i përndjek kriminelët edhe Kosova po u ofron siguri qytetarëve në veri!

07/01/2023 18:35
nga:Y I

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi dje se Shqipëria së bashku me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi  do të jenë pjesë e Programit të Evropës Digjitale, me përjashtim të Kosovës.

Për të folur në lidhje me këtë çështje  ka dhënë një prononcim për “Gazeta Blic”, deputeti i LVV-së, Halil Thaçi.

Thaçi tha se në Parlamentin Evropian por edhe në shtete të tjera mike të Kosovës kanë filluar kundërshtimet për masat e paralajmëruar.

Ai tha se shumë eurodeputetë dhe zyrtarë amerikanë po thonë që BE-ja është e njënashme.

“Në Parlamentin Europian dhe shtetet të ndryshme mike të Kosovës tashmë kanë filluar kundërshtimet në lidhje me masat e paralajmruara nga BE karshi shtetit tonë. Shumë eurodeputetë pa hezitim po e thonë që BE është e një anëshme rreth qështjes së Kosovës dhe Serbisë, edhe nga zyrtar të ndryshëm Amerikan po thuhet e njejta gjë”, thotë ai.

Thaçi bën një krahasim të Kosovës me Francën e cila momentalisht është përfshirë nga trazirat pas vdekjes së një 17 vjeçari.

Ai tha siguria e qytetarëve është prioriteti numër një i qeverisë.

“Kosova respektivisht Qeveria është në të drejten e saj , shtrirja e sovranitetit në territorin e vetë dhe siguria për qytetarët e saj, është prioriteti numër një i një qeverie, njejtë sikur këto ditë që po ndodhë në Francë ku qeveria po i përndjek kriminelët që kanë vërshuar qytetet dhe sigurisht edhe Qeveria atje e ka për obligim tu ofroj siguri qytetarëve. Deeskalimi i situates në veri po ndodhë gradualisht, me arrestimin e kriminelve po rritet siguria për qytetarët, që kjo gjë ka munguar në katër komunat veriore” tha Thaqi për “Gazeta Blic”

Pas përjashtimit të Kosovës nga ky program ende nuk ka patur një reagimin nga ekzekutivi kosovar.

Bashkimi Evropian ka disa ditë që ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit.

Masat parashikohen të jenë politike e financiare.

/Gazeta Blic/

 

Kosova jashtë Programit të Evropës Digjitale- Vjen reagimi i parë nga partia në pushtet!