Lajme

“Kërkesa e KQZ-së për shfrytëzimin e shkollave në veri” – Anëtari i PDK-së në KQZ, Gashi: Shkresa e MASHTI-t një shkresë koti

12/05/2022 17:13
nga:G B

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi ka komentuar përgjigjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që ia ka kthyer këtij institucioni.

Gashi i PDK-së e ka quajtur shkresë koti përgjigjen e MASHTI-t, pasi kjo Ministri i ka dhënë KQZ-së pëlqimin për shfrytëzimin e shkollave në veri të Kosovës dhe ka inkurajuar këtë institucion që të koordinohet me nivelin lokal, edhe pse kryetarët e këtyre katër komunave kanë dhënë dorëheqje.

Pikërisht për këtë, Gashi ka thënë se për cilat institucione bëhet fjalë?

“Kërkesa e KQZ-së për shfrytëzimin e shkollave në veri”- MASHT-i inkurajon KQZ-në të koordinohet me nivelin lokal, ‘harrojnë’ që kryetarët janë dorëhequr