Lajme

Kelmendi: Mospërfshirja e Kosovës në Programin e Evropës Digjitale, dënim i drejtpërdrejtë nga BE!

07/01/2023 19:39
nga:Y I

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se mospërfshirja e Kosovës në Programin e Evropës Digjitale është një dënim i drejtpërdrejtë nga Bashkimi Evropian.

Kelmendi tha se nëse situata shkon kështu do të pasojnë edhe masa të tjera shumë të rënda për Kosovën.

“Mos- perfshirja në Programin e Evropes Digjitale me vlere 7.5 millarde euro është një dënim i drejtperdrejt i BE-së. Nëse shkon keshtu, do të pasojnë edhe masa tjera, të cilat jane edhe me ndëshkuese dhe shumë të rënda për shetin e Kosovës’ tha Kelmendi për “Gazeta Blic”

Ai tutje shtoi se për të dalë nga kjo gjendje duhet të merren një sërë masash.

“Dalja nga kjo gjendje ka sakrifica. Megjithatë me përkrahjen e SHBA-ve, të Anglisë dhe të Gjermanisë, ka rrugëdalje.Këtu mendoj ne disa masa: 1. Largimin e policisë speciale nga komunat, duke i zëvendesuar të njejtit me ushtarë të KFOR pa i lejuar që kriminelët e veriut të Kosovës të udhehequr nga Serbia të futen brenda. 2. Largimin e kryetareve nga ndërtesat komunale, duke dalur në objekte alternative, 3. Ndërmarrjen e masave ligjore kunder çdo krimineli qe ka rene ne kundershtim me ligjin. 4. Gjetjen e mënyrës për organizimin e zgjedhjeve të reja në këto komuna të veriut.5. Ndërlidhjen e ketyre masave me apliklmin urgjent të Marrëveshjes se Brukselit dhe te Aneksit te Ohrid, si dhe 6. Përpjekjen për të futur ne veprim parimin e reciprocitetit në marredhenie bilaterale” tha Kelmendi.

Kelmendi shtoi se asnjë veprim nuk duhet të merret pa u koordinuar me SHBA-të.

“Terë keto masa duhet të fillojnë nga Kosova në marrëdhenie të ngushtë me SHBA-të. Asnjë veprim pa një koordinim me SHBA-të nuk duhet te merret.Në të kundërten, vije koha kur kater komunat e veriut vehen nën komtrollin e KFOR-te, duke i nxjerrur me imponim nga komunat policet dhe kryetaret, si dhe Kosova perjashtohet tëresisht nga pushteti ne veri” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi dje se Shqipëria së bashku me vendet e tjera të rajonit do të ishin pjesë e këtij programi, me përjashtim të Kosovës por pa dhënë detaje shtesë.

Ky program kap vlerën e 7.5 miliardë eurove dhe përfshin Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, njofton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

 

Kosova jashtë Programit të Evropës Digjitale- Vjen reagimi i parë nga partia në pushtet!

Krahasimi interesant i deputetit të VV-së/ Njëjtë sikur Franca që po i përndjek kriminelët edhe Kosova po u ofron siguri qytetarëve në veri!

Zeka: Turp e tmerr, Mimoza Kusari e kusarët e tjerë po e këshillojnë Kurtin me u izolu nga perëndimi!