Lajme

Zeka: Turp e tmerr, Mimoza Kusari e kusarët e tjerë po e këshillojnë Kurtin me u izolu nga perëndimi!

07/01/2023 19:20
nga:Y I

Gazetari Miliam Zeka, ka reaguar pas lajmit se Kosova nuk do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale, program ky që kap vlerën e 7.5 miliardë eurove.

Zeka tha në një prononcim për “Gazeta Blic” se kjo është vazhdimësi e sanksioneve dhe se Kosova po izolohet totalisht nga Amerika.

“Kjo është vazhdimësi e shumë sanksioneve të tjera paraprake. E kanë izolu Kosovën totalisht nga Amerika, është turp është tmerr për fëmijët tanë dhe për ardhmërinë e këtij vendi”, thotë ai për Gazeta Blic.

Ai pati kritika të ashpra për personat që e këshillojnë kryeministrin Kurti e ndër to edhe për Shefen e Grupit Parlamentar Mimoza-Kusari-Lila.

“Për sanksione të tjera duhet të pyetet koka më “gjenitale” e VV-së, Mimoza Kusari e kusarë të tjerë që po e këshillojnë Kurtit me e izolu për herë të parë në histori të Kosovës nga vendet perëndimore” tha Zeka për “Gazeta Blic”.


Milaim Zeka, Gazetar

Lajmin se Kosova nuk do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale e kumtoi dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai tha se Shqipëria së bashku me vendet e tjera të rajonit janë pjesë e këtij programi pa përmndur arsyet e mospjesmarrjes së Kosovës.

Bashkimi Evropian ka disa ditë që ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit.

Masat parashikohen të jenë politike e financiare.

Disa nga masat që pritet të sanksionohet Kosova janë: Pezullimi I punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.

Tensionet në veri te Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Kosova jashtë Programit të Evropës Digjitale- Vjen reagimi i parë nga partia në pushtet!

Krahasimi interesant i deputetit të VV-së/ Njëjtë sikur Franca që po i përndjek kriminelët edhe Kosova po u ofron siguri qytetarëve në veri!