“Jemi bashkë, ashtu siç kemi qenë gjithmonë”, llogaria e Thaçit rikthen mesazhin e tij për FSK-në

Administratorët që menaxhojnë faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi kanë rikthyer një mesazh të tij të 27 nëntorit 2019, kushtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në deklaratën e publikuar në atë kohë, Thaçi kishte theksuar rëndësinë e bashkimit, lirisë dhe ushtrisë në ndërtimin e identitetit shtetëror të Kosovës.

“FSK, e gëzofsh ditën tënde!

Jemi bashkë, ashtu siç kemi qenë gjithmonë. Siç kanë qenë edhe breza të tërë para nesh. Bashkë në ditë të vështira dhe në ditë të mira! Liria, shteti i pavarur dhe ushtria po na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë.

Hashim Thaçi, 27 nëntor 2019″, thuhet në postim.