Lajme

Jashari: Respektimi i të drejtave të punëtorëve në Kosovë, i ulët, mungesa e kontrolleve nga inspeksioni ka sjell edhe vdekje!

04/30/2024 18:32
nga:Y I

“Respektimi i të drejtave të punëtorëve në Kosovë është mjaft i ulët dhe larg standardit të kërkuar”

Kështu po deklaron për “Gazeta Blic” drejtori ekzektuiv i organizatës “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari.

Ai tha se askush nuk ka respektuar të drejtat e punëtorëve dhe se shteti nuk e ka konsideruar prioritet kontrollin tek punëdhësit.

“Për vite me radhë që nga pas lufta e deri më tani, jan konsideruar me fat ata që kanë pasur një vend pune. Shumica e atyre që janë punësuar kanë toleruar gjithçka vetëm për ta mbajtur atë vend pune. Prandaj askush nuk ka kërkuar respektimin e të drejtave të punëtorëve. As shteti nuk e ka konsideruar prioritet kontrollin mbi punëdhënësit duke i inspektuar”

Ai tha se mungesa e kontrolleve nga inspeksioni ka sjellë për pasojë edhe vdekje në vendet e punës.

“Mungesa e kontrollit nga inspeksioni ka sjellur edhe pasojë tjetër vdekjet në vend të punës nga rëniet nga lartësitë, mungesa e paisjeve mbrojtëse e siguruese, mungesa e përvojës dhe kujdesit nga punëtorët dhe poashtu edhe pa përgjegjësia e punëdhënësve” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”.

Jashari theksoi se kemi një fluks të madh të fuqisë punëtore që nuk beson në tregun vendor të punës dhe se duan të largohen nga vendi.

“Sot si pasojë kemi një fluks të madh të fuqisë punëtore që nuk beson në tregun vendor të punës dhe mundësinë e parë del jashtë vendi.
Përderisa skemi një kontrollë të mirëfilltë nga shteti dhe nuk sigurohen të drejtat e punëtorit do të kemi një pasiguri në tregun e punës ku te gjith humbin. Qytetarët se nuk kanë siguri në punë dhe dëmtohen, punëdhënësit se nuk kanë siguri në stabilitet të fuqisë punëtore dhe si rezultat as në siguri për investime. Shteti që përballet me ikje nga vendi, emigrim” tha drejtori ekzekutiv i ‘Demokracia Fillon Këtu’ Shemsi Jashari për “Gazeta Blic”

Shemsi Jashari, Drejtor ekzekutiv i ‘Demokracia Fillon Këtu’

/Gazeta Blic/

1 Maji shoqërohet me protestë në Kosovë/ SBASHK: Të përmirësohen kushtet e punës!