Lajme

Ish kryeministri i Kosovës i kërkon ZREE që t`i kthej paratë te qytetarët që paguan rrymën me çmim të shtrenjtuar

05/18/2022 15:51
nga:N M

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike që të bëjë kompensimin e mjeteve te qytetarët nga ZREE, e të cilët këto muaj paguan energjinë elektrike me çmim të rritur, raporton gazeta Blic.

Hoti ka thënë se sikur të dëgjoheshin propozimet e LDK nuk do të vinte puna deri këtu.

Reagimi i plotë:

Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Themelores – anulohen tarifat e rritura të energjisë elektrike.
Tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët për pagesat me rritje të faturave të energjisë. ZRRE-ja duhet të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët.
Sikur të përfilleshin propozimet që i kemi dhënë me kohë, nuk do të vinim në këtë situatë. Për kostot e shkaktuara ndaj mijëra familjeve duhet të ketë përgjegjësi politike.

Dardan Molliqaj: Dorëheqje e menjëhershme e Bordit të ZRrE-së