Lajme

Dardan Molliqaj: Dorëheqje e menjëhershme e Bordit të ZRrE-së

05/18/2022 15:42
nga:N M

Kryetari i partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi që Gjykata e Apelit, si shkallë e dytë ka vendosur sikurse shkalla e parë, ku kundërshton shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike nga ana e ZRRE, raporton Gazeta Blic.

Molliqaj ka thënë se Apeli ka vërtetuar shkeljet ligjore që ka bërë ZRRE me këtë rast.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë Bordit të ZRRE-së.

Reagimi i Molliqajt:

Gjykata e Apelit rikonfirmon shkeljen ligjore që ZRrE ka bërë me vendosjen e tarifave më të shtrenjta të energjisë elektrike.
Pushtetit i humbën edhe argumentet e fundit që i kishin. Për faj të tyre qytetarët u shfrytëzuan. Vetëm që të ruhet profiti i një kompanie u shkel edhe ligji. Rikonfirmimi nga Gjykata e Apelit është fitore e qytetarëve dhe e rezistencës ndaj shfrytëzimit. Tash, hapi i i parë tutje është dorëheqja e menjëhershme e bordit të ZRrE-së.