Lajme

Gola i VV’së pas vendimit të MASHT-it: Të shpresojmë për një epilog pozitiv dhe për një vëmendje të shtuar nga prindërit

08/21/2023 19:47
nga:Genita C

Kryetari i Komisionit për Arsim nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola thotë se furnizimi me tekstet shkollore ka qenë më i thjeshtë, por sipas tij ka qenë i shoqëruar me rreziqe për rritje arbitrare të çmimeve nga disa shtëpi botuese.

Gola në një prononcim për GazetaBlic thekson se ky vendim i MASHT-it u mendua si zgjidhje e problemit të cekur paraprakisht.

“Në praktikën e deritashme, furnizimi me tekste shkollore ka qenë më i thjeshtë. Por rëndom ka qenë i shoqëruar me rreziqe për rritje arbitrare të çmimeve nga disa shëtpi botuese, qysh u tha sot edhe nga ministrja Nagavci”, thotë Gola.

“Unë mendoj se caktimi i një çmimi tavan duhet të mendohet si zgjidhje e këtij telashi. Tash në proces, përpos Ministrisë, DKA-ve, shkollave dhe shtëpive botuese, përfshihen edhe dy kategori: prindërit dhe libraritë”, shton Gola.

Gola thekson se do të ketë vështirësi të mëdha që ky vit i ri shkollor të kalohet suksesshëm me praktikën e re.

Sipas tij, duhet të shpresohet për një epilog pozitiv.

“E për kohën që ka mbetur deri me fillimin e vitit te ri shkollor, do të jetë tepër e vështirë të kalohet suksesshëm dhe efektivisht në një praktikë të re të furnizimit me tekste shkollore, e cila përfshin edhe akterë të tjere dhe që kerkon një logjikë terësisht të re operacionale të distribuimit me implikime jo të vogla ne terren. Qyshdoqoftë, të shpresojmë për një epilog pozitiv dhe për një vëmendje të shtuar nga prindërit, meqë ata do të kenë një përgjegjësi të theksuar në këtë proces”, tha Gola për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, gjatë ditës së sotme në një konferencë për medie, tha se shtëpitë botuese kanë filluar t’i ngritin çmimet për blerjen e teksteve shkollore.

Nagavci për këtë tha se është menduar që të rimbursohen prindërit. Ajo është shprehur e bindur se procesi mësimor do të nisë më 1 shtator.

“Kemi pas jo veten dallim nga viti në vit por edhe dallime për tekstet e të njëjtës klasë nga shtëpitë e ndryshme botuese me çmime. Sivjet po shqyrtojmë mundësinë që transfermimin e mjeteve për tekste shkollore të bëhet në llogari të prindërve dhe të njëjtit t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre”.

“Mënyra si është menduar që të bëhet rimbursimi i mjeteve ka të bëjë me mjetet në llogari të prindërve. Është dizajnuar faqja në e-Kosova. Pjesa më e madhe e prindërve i kanë të hapura llogarit dhe është proces i lehtë. Prindi në momentin që e identifikon veten, automatikisht dalin emrat e fëmijëve dhe do të sigurohemi që çdo gjë të shkojë në rregull. Pagesa do të bëhet paraprakisht dhe mjetet të shfrytëzohen për blerjen e librave që nuk do të ketë nevojë të ofrohen faturave”, tha Nagavci.

Ajo tha se kanë punuar si ministri në mënyrë që t’i sigurojnë tekste cilësore për nxënësit. Sipas saj, një nga objektivat kryesore të këtij dikasteri është përmirësimi i sistemit të arsimit.

“Puna që është bërë në finalizimin e ligjit për tekste shkollore dhe e kemi votuar në Qeveri dhe është në shqyrtim në Kuvend dhe pres që këtë vit të votohet. Kemi parapa që recensentët të jenë të licencuar. Kemi parapa mundësinë e përkthimit të teksteve me interes për tu përkthyer dhe e kemi fuqizuar këshillin për tekste shkollore”.

“Në kuadër të përmirësimit të teksteve do të veçohet rishikimi i teksteve, kemi paraparë një rishikim të strukturuar, tashmë kemi një raport të institutit pedagogjik me gjetje shumë të rëndësishme dhe një mendim të Avokatit të Popullit dhe së fundmi kemi filluar rishikimin e testeve të matematikës në gjuhën shqipe për klasat 1-9”, ka thënë Nagavci, teksa shtoi se do t’i rishikojnë tekstet edhe në të ardhmen.

Haxhiu pas vendimit të MASHT-it: Kjo është Kosova jonë e dashur, këta janë ministrat e votuar nga shumica e qytetarëve

Rexhepi për vendimin e MASHT-it: Viti i ri shkollor po nis me telashe, shkaku i qeverisë së Albin Kurtit

Ibrahimi: Kush garanton se mjetet do të shpërndahen saktë në llogaritë e prindërve, shumë prej tyre mund të mos kenë llogari bankare?