Sporti

Gjithçka që duhet të dini para meçit të Robin Krasniqit

05/04/2024 21:46
nga:Mergim Rreci

Robin Krasniqi dhe Jorge Silva do të përballen sonte.

Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë gjysmë të rëndë, transmeton GazetaBlic Sport.

Përballja mes tyre është e planifikuar për 10 raunde. Meçi nuk është i vlefshëm për ndonjë titull në boks apo kualifikim për ndonjë titull.

Për Krasniqin do të jetë ky meçi i 61-të në boksin profesionist. Ai ka 53 fitore dhe shtatë humbje.

Ky meç pritet të fillojë rreth orës 22:45, kurse do të transmetohet në Klan Kosova dhe ART Sport 4.