11 minuta më parë
Gjini nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari është një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë të re
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në prag të 28 Nëntorit, për të nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.
Përmes një postimi, Gjini ka theksuar se Prekazi i jep kësaj date një kuptim edhe më të thellë, duke vlerësuar sakrificën e familjes Jashari, të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari.
Ai ka theksuar se kujtesa historike nuk është vetëm nderim për të kaluarën, por edhe detyrim për të ndërtuar institucione të forta, për të ruajtur unitetin dhe për të punuar për një Kosovë ku liria, drejtësia dhe dinjiteti i qytetarëve janë vlera të pacenueshme.




