Lajme

‘Dëshirë dhe fjalë për konsum të brendshem’- Vjen reagimi i parë nga LVV-ja pasi Çitaku deklaroi se do të shkojnë në opozitë

04/26/2024 10:55
nga:Y I

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhme do të jetë në opozitë.

Ajo u shpreh e bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës.

“Po e them me siguri të plotë, jo me arrogancë.”, u shpreh ajo raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me deklaratën e Çitakut ka ardhur reagimi i menjëhershëm i partisë në pushtet, LVV-së.

Deputeti i pozitës, Agon Batusha, tha se deklarata e Çitakut është thejsht dëshirë dhe për konsum të brendshëm partiak.

“Thjeshte deklarate, deshirë apo fjalë për konsum të brendshem partiak. Asgjë që korrespondon me realitetin” tha Batusha në përgjigjen e tij shkurt për “Gazeta Blic”

Edhe zëdhënësi për media i PDK-së, Faton Abdyllahu, deklaroi për “Gazeta Blic” se oferta e PDK-së me zotin Bedri Hamza si kandidat është serioze dhe se të gjitha të këqijat ky vend që po i merr nga kjo qeveri do të marrin fund me ofertën që e ka bërë PDK-ja.

“Oferta jonë është shumë serioze, oferta e PDK-së për zgjedhjet e ardhshme është e re dhe është përmbajtësore sepse ne ofrojmë ekspertin, politikanin e njohur tashmë, të pakorruptuar, të ngritur profesionalisht zotin Hamza. Kjo është oferta jonë serioze prandaj mendojmë se të gjitha të këqijat ky vend që po i merr nga kjo qeveri do të marrin fund me ofertën që e ka bërë PDK-ja” deklaroi Abdyllahu për “Gazeta Blic”

Sipas sondazhit të fundit të publikuar nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 %, PDK- 18.2 %, LDK- 17.9 %.

/Gazeta Blic/

Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë