Lajme

Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë

04/26/2024 08:18
nga:Y I

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe me askënd për koalicion.

Ajo tha se vijat e kuqe janë shpikur nga Vetëvendosje.

“Ne mendojmë se me Lëvizjen Vetëvendosje e kemi të vështirë të realizojmë planin tonë, mirëpo duhet të zhveshet nga këto termat e rëndë përjashtues e ndonjëherë edhe linçues”, tha ajo.

Ajo përmendi koalicionin e PDK-Vetëvendosje në Gjilan dhe Podujevë, që sipas saj nuk funksionojë.

Çitaku u shpreh e bindur Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të dalë në opozitë.

“Po e them me siguri të plotë, jo me arrogancë.”, u shpreh ajo.

Çitaku u shpreh e bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës.

“Këtë besim timin nuk e kam vetëm për shkak të intuitës politike, por edhe për shkak të matjeve në terren Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës, jam e bindur”., tha ajo në rtv21.