Lajme

Deputeti i VV-së: Zyrtarët e PDK-së as nuk po zgjedhin aleatë e as anë, vetëm e vetëm të jenë kundër Albin Kurtit!

04/26/2024 13:25
nga:Y I

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të dalë në opozitë.

Çitaku u shpreh e bindur se Bedri Hamza do të dalë në opozitë.

“Po e them me siguri të plotë, jo me arrogancë. Këtë besim timin nuk e kam vetëm për shkak të intuitës politike, por edhe për shkak të matjeve në terren Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës, jam e bindur” tha Çitaku raporton Gazeta Blic.

Në ldihje me deklaratën e Çitakut ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i LVV-së, Halil Thaqi.

Ai tha se nuk mundet ta kuptojë se ku është fitorja e PDK-së në opozitë.

“Nuk po e di edhe spo mundem ta kuptoj ku është fitorja e PDK-së në opozitë. Në cilen çështje ata dolen se kishin të drejtë? PDK nuk e votoi rozuluten në Kuvend për ndalimin e zgjedhjeve të shtetit serb në Kosovë, PDK ishte kundër mbajtjes së zgjedhje në veri, ishte kundër targave e të tjera, thënë shkurt ishte kundër shtrirjes së sovranitetit në komunat veriore.Në vazhdimsi zyrtarët e tyre kanë dhënë deklarata demotivuese për policet dhe ushtarët tanë. Kanë penguar ligjin për sekuestrimin e pasuris së pajustifikueshme, çdo nismë ligjore janë munduar ta pengojnë e disa edhe i kanë penguar” deklaroi Thaqi për “Gazeta Blic”.

Ai tha se ‘zyrtarët e PDK-së as nuk po zgjedhin aleatë e as anë vetëm e vetëm të jenë kundër Albin Kurtit’

“Ka kohë që nuk i votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare, dje ishte një marrëvshje mes Kosovës dhe Maqedonis së Veriut për plan projektin e tunelit Prizren-Tetovë, PDK pa hezitim e kundërshtoj, projekt ky me rëndësi jetike për shqipëtarët këndej e andej kufirit.Pra zyrtarët e PDK-së as nuk po zgjedhin aleatë e as anë, vetëm e vetëm të jenë kundër Albinit, që në fakt po del të jenë kundër interesave të shtetit të Kosovës dhe popullit Shqipëtarë” deklaroi Thaqi në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.

Halil Thaqi, LVV

/Gazeta Blic/

Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë

‘Dëshirë dhe fjalë për konsum të brendshem’- Vjen reagimi i parë nga LVV-ja pasi Çitaku deklaroi se do të shkojnë në opozitë

Deputeti i VV-së: Lufta po bëhet për vendin e dytë, LVV-ja s’duhet të futet më fare në sondazhe!