Lajme

Deputeti i VV-së: Lufta po bëhet për vendin e dytë, LVV-ja s’duhet të futet më fare në sondazhe!

04/26/2024 12:19
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, se “Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë’.

Bajqinovci tha se çdo sondazh i bërë deri tani e nxjerr LVV-në në kuotën 46-50% pa mërgatën.

Ai tha se tani lufta po bëhet për vendin e dytë sepse nuk ka luftë për vendin e parë.

“Sa i përket deklaratave të opozitës, ata prej fillimit kur ka fillu qeverisja Kurti kanë thënë që ‘nuk do të munden ta mbajnë qeverisjen’ dhe po bëhen katër vjet dhe jemi e vetmja parti politike që po bëhen katër vjet të qeverisjes dhe këta asnjëherë katër vjet nuk e kanë mbajtë, maksimumi kanë qenë dy vjet të qeverisjes së opozitës. Sa i përket se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm, unë besoj se nuk kam nevojë me shtu se këto partitë e regjimit të vjetër që vjedhën dhe keqpërdorën, populli ua tregoi vendin në vitin 2021. Çdo sondazh i bërë si nga jashtë si nga brenda, Lëvizjen Vetëvendosje, e vendos 46 deri në 50% pa mërgatën. Unë besoj që sondazhi i fundit i UBO Consulting, të cilin vetë e kanë bë, ka tregu që LVV-ja pa mërgatën i ka 49 %. A e din ku është gëzimi më i madh i PDK-së?!-Kanë dal 1% më shumë se LDK-ja, pra lufta më nuk bëhet për vendin e parë por lufta po bëhet për vendin e dytë. Unë mendoj se nuk duhet me e fut më në sondazhe Lëvizjen Vetëvendosje fare por duhet të bëhen sondazhet LDK-PDK. Lufta më e madhe po bëhet mes tyre se cila po del e dyta sepse më nuk ka luftë për vendin e parë, këta e kanë pranu edhe vetë.” deklaroi Bajqinovci për “Gazeta Blic”

Ai tha se puna e qeverisë po tregon se kush do të dalë në vendin e parë.

“Deklarata të opozitës kemi lloj-lloj por realiteti është ky, po tregojnë sondazhet po tregon puna e qeverisë Kurti duke filluar nga Mitrovica e deri tek menaxhimi brenda vendit pastaj integrimet evropiane duke filluar nga Liberalizimi, votimi në Këshillin e Evropës e tutje më radhë.” deklaroi deputeti i LVV-së për “Gazeta Blic”.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku u shpreh e bindur Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të dalë në opozitë.

“Po e them me siguri të plotë, jo me arrogancë.”, u shpreh Citaku.

/Gazeta Blic/

Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë

‘Dëshirë dhe fjalë për konsum të brendshem’- Vjen reagimi i parë nga LVV-ja pasi Çitaku deklaroi se do të shkojnë në opozitë