Paulo Dybala ka shprehur dëshirën për ta përfunduar karrierën e tij si futbollist te Roma, duke theksuar lidhjen e veçantë që ka krijuar me klubin italian.
Sulmuesi argjentinas, i cili po rikthehet gradualisht pas problemeve fizike, është shprehur i kënaqur me gjendjen e tij dhe beson se do të përmirësohet edhe më shumë me kalimin e ndeshjeve.
“Do të ishte bukur ta përfundoja karrierën time te Roma. Kam ardhur në Itali në moshën 18-vjeçare dhe nuk mund ta imagjinoj veten diku tjetër. Kam kontratë edhe për një vit, po e shijoj këtë moment dhe më pas do të shohim”, deklaroi Dybala.
Argjentinasi foli edhe për ambiciet e Romës, duke pranuar se është ende herët për të folur për titullin, por theksoi se skuadra ka cilësi dhe potencial për të synuar objektiva të mëdha.
/GazetaBlic Sport/


