Lajme

Albin Kurti u krenua se ndau më së shumti para për Ushtrinë e Kosovës, por e la pa armatim- Ministri Mehaj shpenzoi vetëm 5 % të buxhetit

08/13/2022 16:36
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u lavdërua se është prej kryeministrave të vetëm në Kosovë që ka ndarë më së shumti buxhet për Ushtrinë e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Megjithatë, sipas raportit të Thesarit të Shtetit për 6 muajt e parë të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka realizuar vetëm 5 % nga buxheti prej 53,936,000 eurove, duke e lënë Ushtrinë e Kosovës pa pajisje ushtarake.

 

Shteti e “paralizon” ekonominë: Realizoi vetëm 11 për qind të investimeve në projektet kapitale

Sipas raportit 6 mujor të Thesarit të Kosovës, në projektin SISTEME, PAJISJE DHE ARTIKUJ PËR MBROJTJE, pra për armatim për Ushtrinë e Kosovës, nga 29,354,618 euro, Qeveria i ka shpenzuar vetëm 7%, ose 2,033,621 euro.

Po ashtu, për projektin NDËRTIME DHE RENOVIME të objekteve të Ushtrisë së Kosovës, Ministria ka në dispozicion plot 11,520,000 Euro, por i ka shpenzuar vetëm 5 % të këtyre mjeteve.

Edhe për AUTOMJETE DHE KAMION të Ushtrisë së Kosovës, Kuvendi i Kosovës i ka ndarë Qeverisë 7,280,000 Euro, por për këta 6 muaj Qeveria ka shpenzuar zero euro.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar se vetëm 11 për qind e projekteve kapitale u realizuan nga të gjitha organizatat buxhetore.

Ndërkohë, 4 ministra nuk kanë arritur të realizojnë asnjë projekt kapital.

Dështim total: Katër ministri asnjë cent investime kapitale në 6 muajt e parë të vitit 2022