Lajme

Dështim total: Katër ministri asnjë cent investime kapitale në 6 muajt e parë të vitit 2022

08/13/2022 15:35
nga:Gazeta Blic

Katër dikastere qeveritare nuk kanë arritur asnjë rezultat sa i përket investimeve kapitale, raporton Gazeta Blic.

Gazeta Blic e ka siguruar Raportin Financiar 6 mujor: Nga 1 janari 2022 e deri më 30 qershor 2022.

Sipas këtij raporti, përgjatë periudhës 6 mujore vetëm 11 për qind e buxhetit për investime kapitale janë shpenzuar.

Katër ministri të Qeverisë së drejtuar nga Kurti, nuk kanë realizuar asnjë projekt për këta 6 muaj, shkruan Gazeta Blic.

1. MINISTRIA E EKONOMISË, e drejtuar nga Artane Rizvanolli, me buxhet vjetor për investime kapitale prej 16,154,144 Euro, i ka shpenzuar 0 %.
• Projekte si EKONOMIA DIXHITALE NË KOSOVË në vlerë prej 1,437,539 Euro nuk ka nisur, e as që do të arrijë të kryhet deri në fund të vitit.
• Ministria e Ekonomisë ka buxhetuar 0 Euro për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike.

2. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e udhëhequr nga Rozeta Hajdari me buxhet për investime kapitale prej 4,470,000 euro, në 6 mujorin e parë ka realizuar 0 % në këtë kategori;

3. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që drejtohet Elbert Krasniqi e cila ka buxhet për këtë kategori në shumën prej 5,455,000 euro, po ashtu e ka 0 % realizimin e projekteve kapitale;
• Janë mbi 5 milion euro projekte në Komuna të Kosovës që i ka bllokuar vetëm kjo Ministri në 6 muajt e parë të vitit 2022.

 

4. Ministria e Zhvillimit Rajonal, e udhëhequr nga Fikrim Damka ka buxhet prej 1,760,000 euro, ndërsa realizimi është 0.