Lajme

Aksident i rëndë në Istog, lëndohen shtatë persona

06/09/2021 19:04
nga:Y I

Sot rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë në Istog.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar 7 persona.

“Sot rreth orës 17:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Mirëpo, sipas ekipit mjekësor, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai për “Gazeta Blic”

Dymbëdhjetë vetura të përfshira në aksidentin në Komoran, lëndohen disa persona