Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në afërsi të Komaranit, raporton Gazeta Blic.
Në këtë aksident zinxhiror janë përfshirë 12 vetura si dhe kanë mbetur të lënduar disa persona.
Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas”, ka thënë Krasniqi për Gazeta Blic.


