Lajme

Ahmeti: Kusari-Lila po kritikon dërgimin e ROSU në veri, ka harruar që atë kohë ishte hiq më pak se zëvendëskryeministre

05/04/2021 23:12
nga:Q R

Analisti politik, Arben Ahmeti ka ‘thumbuar’ ushtruesen e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila sot ka kritikuar dërgimin e ROSU në veri, përcjell Gazeta Blic.

Ahmeti përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ja ka kujtuar Kusari-Lilës, që ky aksion ka qenë krenaria e qeverisë Thaçi II, dhe se sipas tij, atë kohë Kusari-Lila, ka qenë zëvendëskryeministre.

“Mimoza Kusari Lila disa here sonte ne Kanal10 po e kritikon dergimin e ROSU ne veri. Vrasjen e mundshme te policeve po e vleresin si politike te gabuar.
Veq ta kujtojme qe ky aksion ka qene krenaria me e madhe e qeverise Thaci 2, ku Kusari Lila ishte hiq me pak se zevendeskryeministre”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

LEXO EDHE:

Arben Ahmeti: Politika e jashtme s’guxon të udhëhiqet nga njerëz që argumentojnë ndryshe për pak vota më tepër