Policia e Kosovës ka nisur një aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.
Mediumi në gjuhën serbe “Kontakt Plus” ka publikuar disa fotografi nga ky aksion, ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.


Lajmin se po zhvillohet një aksion i Policisë në veri e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Po, kemi operacion në veri të vendit lidhur me rastin e ngjarjes në Banjskë. Deri tani nuk kemi ndonjë të arrestuar. Operacioni po vazhdon” ka thënë Elshani për “Gazeta Blic”
Policia zhvilllon aksion në veri lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë


