Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Po, kemi operacion në veri të vendit lidhur me rastin e ngjarjes në Banjskë. Deri tani nuk kemi ndonjë të arrestuar. Operacioni po vazhdon” ka thënë Elshani për “Gazeta Blic”
Me 24 shtator Policia e Kosovës u zulmua nga një grup terrorist në Banjskë të Zveçanit ku për pasojë humbi jetën polici, Afrim Bunjaku.
/Gazeta Blic/


