Analisti politik Gazmir Raci, në një prononcim për Gazeta Blic, ka komentuar takimin në Bruksel, ndërmjet Kurtit e Vuçiqit.
Analisti Raci nuk beson që do të ketë pasoja nga ky takim, pasi që diskutimi do të vazhdoj.
“Nuk besoj që do të ketë pasoja sepse diskutimi ka me vazhdu, tashmë kemi disa dokumente që po carkullojnë rreth planit të sekuencimit për zbatim të atyre dy dokumenteve të mehrshme”, tha Raci për Gazeta Blic.
Sipas tij, është me rëndësi që Bashkimi Evropian t’i marrë këto propozime që janë shkruar dhe ta hartoj një dokument që duhet të jetë i balancuar dhe që nuk duhet të filloj me kërkesat e Serbisë.
“Është me rëndesi ta shikoj bashkimi evropian me i marre këto propozime që janë të shkruara dhe ta hartoj një diokument ose një plan të sekuencimit që duhet të jetë i balancuar dhe nuk duhet të filloj me kërkesen e Serbisë”, shtoi ai.
Analisti thotë se lehtësuesit duhet që ti përfshijnë kërkësat e të dyja palëve në një dokument të përbashkët, sipas dokumentit bazë që është plani franko gjerman dhe aneksi i Ohrit.
“Lehtësuesit duhet me i përfshi kërkesat e të dyja palëve në një dokument të përbashkët, sipas dokumentit baze që është plani franko gjerman dhe aneksi i Ohrit”, u shpreh Raci për Gazeta Blic.
Ndryshe, dje takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic përfundoi pa sukses.
Kurti pas takimit tha se ai nuk kushtëzohet nga ana e Brukselit zyrtar dhe nga Serbia.
Pas këtij takimi ka pasur reagime të shumta nga ana ndërkombëtareve.
“Takimi me një shtet që ka bërë krime kundër kombit tonë, është gabim politik me kosto afatëgjatë”


