Lajme

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe

11/26/2026 11:05
nga:L J

Flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vendosur edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Kjo është vërejtur gjatë seancës së sotme parlamentare.

Derisa kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, po fliste para deputetëve, në pamjet nga salla janë parë flamujt e vendosur edhe në ulëset e përfaqësuesve të Listës Serbe.