Lajme

“Takimi me një shtet që ka bërë krime kundër kombit tonë, është gabim politik me kosto afatëgjatë”

09/15/2023 18:15
nga:Sh R

Ish- deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, në një prononcim për Gazeta Blic, e ka komentuar takimin e së enjtes ndërmjet kryeministrtit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq që u zhvillua në Bruksel. Ai tha për Gazeta Blic se takimi me një shtet që ka bërë krime kundër kombit tonë, sipas tij është gabim politik dhe ka pasoja.

Humolli konsideron se negociatat me Serbinë pos që janë gabim politik, do të kenë edhe kosto afatgjate. Sipas tij, edhe pranimi i një ndërmjetsuesi që nuk e njeh shtetin e Kosovës si shtet është një gabim që e rëndon Kosovën.

“Takimi me një shtet që ka bërë krime kundër kombit tonë është gabim politik me kosto afatëgjatë gabimi, plus pranimi si ndërmjetës të një institucioni që nuk e njeh Kosovën si shtet është gabim që e rëndon Kosovën”, tha ai për Gazeta Blic.

Humolli thotë se LVV nuk e ka marrë besimin e qytetarëve që të vazhdoje me gabimet e së kaluarës por që ti përmirësoj ato.

“LVV-ja nuk e ka marë besimin e qytetarëve me vazhdu me gabime të së kaluarës por që t’i përmirësoj gabimet e së kaluarës”, shtoi ai.

Ai thotë se politika evropine e tillë e ka ndihmuar Serbinë për të bërë gjenocid në shekullin XIX dhe XX dhe ende nuk ka asnjë reflektim as në Evropë e as në Serbi.

“Politika evropiane e tillë e ka stimuluar dhe ndihmuar Serbinë për të bërë gjenocid në shekullin XIX dhe XX, ende ska reflektim në Evropë e as në Serbi këta nuk njohin gjuhën e debatit që 24 vite e mbajnë peng kombin tonë” u shpreh Humolli, për Gazeta Blic.

“Duhet të analizojnë se si duhet të veprojm si komb e jo si pashalluqet e mesjetes. Kryeministrit të Kosovës i ka takuar me kriju gjendje tjeter në komb për tu perballur me politikën pro Serbe dhe anti demokratike evropiane Evropa në vendet e tyre janë demokratike por jasht ende sillen sikur janë siell në mesjet”, tha ai për Gazeta Blic.

Ndryshe, dje takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic përfundoi pa sukses.

Kurti pas takimit tha se ai nuk kushtëzohet nga ana e Brukselit zyrtar dhe nga Serbia.

Pas këtij takimi ka pasur reagime të shumta nga ana ndërkombëtareve.

Quni: Uroj që Kryeministri Kurti të jetë në koordinim me miqtë ndërkombëtarë e në veçanti me SHBA