Lajme

“Nuk është momenti për zgjedhje të parakohshme, spektri politik të jetë i unifikuar karshi Serbisë”

06/01/2023 15:04
nga:G B

Analisti politik, Gazmir Raci, thotë se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, për shkak të situatës në veri.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se i gjithë spektri politik duhet të jetë i unifikuar.

“Nuk është momenti për zgjedhje të parakohshme sepse jemi në një situatë shumë të tensionuar dhe do të duhej i gjithë spektri politik në vend të jetë i unifikuar përballë bandave të krimit të organizuar dhe të grupit famëkeq rus “Wagner””, thotë ai.

Sipas Racit, mbi të gjitha duhet të jetë sovraniteti dhe integriteti i vendit dhe jo përfitimet elektorale.

“Sovraniteti dhe integriteti i vendit duhet të jenë mbi të gjitha tani e jo përfitimet elektorale e të cilat në këtë rast kësaj opozite nuk do t’i sillnin kurrfarë fitoreje”.

Ai përmend se marrëdhënie të acaruara me ndërkombëtarët kemi pasur edhe për shkak të taksës së vënë ndaj Serbisë nga Qeveria e Kosovës, por që shton se duhet unitet karshi Serbisë.

“Edhe në kohën e z. Haradinaj kemi pasur marrëdhënie shumë të acaruara më komunitetin ndërkombëtar, gjatë taksës 100% dhe pikërisht për shkak të asaj takse nuk ndodhi liberalizimi i vizave, por unë mendoj që karshi Serbisë na duhet unitet shoqëror e politik sepse Serbia përsëri po e cenon rëndë integritetin territorial duke i mbështetur grupet me maska të zeza në veri të vendit. Plagosja e ushtarëve të KFOR me armë zjarri tregon se ato grupe janë të armatosura”, deklaron analisti Gazmir Raci./Gazeta Blic/

Mocioni i mosbesimit nga AAK, Arben Gashi: S’po merremi me atë çështje, primare kemi situatën në veri

 

Humolli deklarohet për mocionin e mosbesimit të paralajmëuar nga AAK

 

Deputeti i PDK-së tregon a do ta mbështesin mocionin e AAK-së – jep propozim për zgjidhjen e situatës në veri me qeveri gjithëpërfshirëse

 

Deputeti i VV-së i përgjigjet Haradinajt për mocionin: E prisnit në zyre Radojiçiçin – qesharake dhe paradoksale, nuk i keni numrat