Deputeti Fatmir Humolli, është deklaruar për Gazeta Blic, për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të iniciuar nga AAK.
Ai vlerëson se nuk është koha tani që të ketë mocion, pasi kemi një bashkim të faktorëve pro serb në botë dhe nuk ka nevojë për ngutje vendore.
“Nuk është në rregull mocioni në këtë kohë. Sot kemi një bashkim të faktorëve pro serb në botë është i përkohshëm nuk ka nevojë për ngutje vendore”, thotë Humolli për Gazeta Blic.
Sa i përket gjendjes në veri, ai thotë se po përsëritet koha e luftës, kur UÇK-në e quanin terroriste të njëjtit faktorë.
“Po përsëritet koha e luftës kur UÇK-në e quanin terroriste të njëjtit faktorë. Por tani me terma më të butë, por gjithsesi në interes të Serbisë”, deklaron deputeti Humolli./Gazeta Blic/


