“Kryeministri Albin Kurti ka thënë sonte se propozimi evropian është njohje de fakto sa i përket marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai iu kundërpërgjigj PDK-së dhe LDK-së që kanë shprehur rezervat e tyre sa i përket kësaj marrëveshjeje që nuk e ka njohjen reciproke në qendër.
“Sa i përket këtyre dy partive opozitare që ju i përmendet, ne e dimë çka na kanë sjellë këta”, tha ai në RTK.
Sipas tij, nëse nuk do të ishin këto dy marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015 rreth Asociacionit, atëherë “çfarë do të thoshte Serbia”.
“Serbia nuk ka argumente përveç argumenteve që u kanë dhënë paraardhësit e mi. Marrëveshja është në Kuvend, si tekst dihet, do të diskutohet edhe nesër. Jam i hapur, aty më kanë. Nuk i iku obligimit. Jam aty”, shtoi ai.
Kurti e thotë: Në marrëveshjen e Ohrit ka Asociacion
Kurti tregon ofertën që ia bëri Serbisë për Asociacion: Thanë jo, çfarë t’iu bëj unë tash?


