Lajme

U raportua si e zhdukur, e mitura nga Gllogoci i thotë policisë së u sulmua seksualisht

11/26/2026 08:43
nga:L J

Një vajzë e mitur është paraqitur në stacion policor në Gllogoc, me pretendimin se ishte sulmuar seksualisht nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur dje, teksa një ditë më parë, më 24 nëntor, ajo ishte raportuar si person i zhdukur.

Sipas policisë, viktima u intervistua në prezencë të zyrtarit të QPS-së.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, deklaron policia.

Rasti, i iniciuar si “Sulm seksual”, është duke u hetuar nga njësitet kompetente.