Në seancën e sotme plenare është diskutuar në lidhje me buxhetin e vitit 2023, raporton Gazeta Blic.
Derisa po diskutohej në seancë për kete projekt-buxhet, shumica e propozimeve dhe amendamenteve të partive opozitare nuk kanë kaluar.
Kjo është parë me skepticizëm dhe është kritikuar nga njohësit e çështjeve ekonomike në vend.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) tha për “Gazeta Blic” se pozita me fuqinë e numrave që ka nuk po e dëgjon zërin opozitar dhe po sillet me arrogancë.
Shahini tutje tha se shumica e propozimeve të deputetëve opozitare ishin me vend dhe të arsyetura më mire se propozimet e maxhorancës.
“Shumë propozime nga deputetët e opozitës në parlamentin e Kosovës nga partitë opozitare pothuajse ishin me vend dhe të arsyetuara shumë më mirë se propozimet e maxhorancës. Kjo tregon se ka shumë vërejtje në buxhetin për vitin e ardhshëm, dhe tregon se ky buxhet duhet të riparohet me propozime dhe të ndërtohet një buxhet që i prek të gjitha shtresat dhe kërkesat e qytetarëve në forma të ndryshme”
“Prandaj Qeveria pa të drejtë po e përdor shumicën e votave që i ka që t’i realizon të gjitha parashikimet e veta. Por jo edhe parashikimet e opozitës që eventualisht lëshimet janë bërë nga Qeveria e vendit dhe kjo po e paraqet maxhorancën si maxhorancë që nuk e dëgjon zërin opozitar dhe po krijon maxhorancë arrogante ndaj opozitës. Mendoj se kjo duhet ta kuptojë se opozita në Kosovë, jo që ndoshta vetë ata kur ishin në pushtet kanë bere shumë punë të mira dhe të medha, por tashmë kur e kanë parë nga kendveshtrimi opozitar kane parë leshimet që janë bere dhe tani kanë mundesi te japin propozime me vend, propozime që mos te bejne gabime te njejta por te ndertohet një buxhet që e ndihmon qytetarin dhe e ndihmon zhvillimin e konomik”, deklaroi Shahini për “Gazeta Blic”
Edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ndan të njëjtin mendim.
Gërxhaliu tha për “Gazeta Blic” se sot në Kuvend u demostru fuqia e numrave pavarsisht se ka patur rekomandime të shumta .
“Buxheti i vitit 2023 është me shumë produkt i krizës globale dhe inflacionit se sa i performancës së doganeve dhe ATK-së. Sot është demostru fuqia e numrave në Kuvend përkunder asaj që ka patur kritika dhe rekomandime të shumta, janë marrë shumë pak parasysh. Nuk duhet të pritet shumë se mund të kete buxhet zhvillimor, për vete faktin se pjesa dërmuese e buxhetit është per shpenzime sociale dhe e dyrta është se kemi shumë projekte nga e kaluara të cilat janë vertet barrë e ketij buxheti dhe do të jetë shumë e vështirë te kemi investime të reja. Ky është një buxhet i paraparë dhe këto parashikime duhet të realizohen. Duhet kujdes dhe duhet angazhim i të gjithëve që ky buxhet të jetë në funksion të zhvillimit”, tha Gërxhaliu për “Gazeta Blic”.
Kritika në lidhje me kete situatë të krijuar sot në Kuvend ka patur edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli ka shprehur dëshpërimin e tij me deputetet e shumicës të cilët sipas tij projektet që janë në të mirë të qytetarëve nuk po kalojnë për shkak të inateve të partisë në pushtet.
“Është për tu habitur, për tu dëshpëruar, për mos më thënë për të qarë kush dhe si përcaktohet fati i popullit të Kosovës. Vetëm sot në Kuvend përcolla propozimet për amandamente të buxhetit të Kosovës të deputeteve të partive opozitare që kishin të bëjnë me financimin projekteve të (vogla) që ishin vitale për përmirësimin e infrastrukturës në vende të ndryshme të Kosovës. Të gjitha këto propozime nuk u votuan nga deputetet e mazhorancës. E kuptoj të drejtën e shprehjes së vullnetit të çdo deputeti por nuk e kuptoj që në asnjë rast asnjëri nga mazhoranca as që u kujdes ta analizoj për çka bëhet fjalë, lëre më për impaktin apo nevojën që këto projekte kishin. Pra çdo gjë e propozuar nga opozita refuzohet vetëm për shkak të inateve. Për këto papërgjegjësi dhe neglizhence të “përfaqesuesve të popullit” qytetarët paguajnë faturën” shrkuan Pacolli në reagimin e tij raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/


