Lajme

Behgjet Pacolli dëshpërohet keq me pushtetin: Asnjë propozim i opozitës nuk kaloi në Kuvend për shkaqe të inateve të VV-së

12/15/2022 12:48
nga:N M

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pasi që në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës sa po debatohet për buxhetin e vitit 2023, asnjë propozim apo amendament i partive opozitare nuk ka kaluar, raporton Gazeta Blic.

Pacolli ka shprehur dëshpërimin e tij me deputetet e shumicës të cilët sipas tij projektet që janë në të mirë të qytetarëve nuk po kalojnë për shkak të inateve të partisë në pushtet.

Reagimi i plotë:

Është për tu habitur, për tu dëshpëruar, për mos më thënë për të qarë kush dhe si përcaktohet fati i popullit të Kosovës.
Vetëm sot në Kuvend përcolla propozimet për amandamente të buxhetit të Kosovës të deputeteve të partive opozitare që kishin të bëjnë me financimin projekteve të (vogla) që ishin vitale për përmirësimin e infrastrukturës në vende të ndryshme të Kosovës. Të gjitha këto propozime nuk u votuan nga deputetet e mazhorancës.
E kuptoj të drejtën e shprehjes së vullnetit të çdo deputeti por nuk e kuptoj që në asnjë rast asnjëri nga mazhoranca as që u kujdes ta analizoj për çka bëhet fjalë, lëre më për impaktin apo nevojën që këto projekte kishin.
Pra çdo gjë e propozuar nga opozita refuzohet vetëm për shkak të inateve. Për këto papërgjegjësi dhe neglizhence të “përfaqesuesve të popullit” qytetarët paguajnë faturën!

Limaj viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë