Sporti

Zyrtare: Drita vazhdon bashkëpunimin me Ardian Nuhiun, nënshkruhet marrëveshje 3 vjeçare

05/13/2022 22:23
nga:Mergim Rreci

Drita ka vazhduar kontratën me trajnerin, Ardian Nuhiu.

Palët kanë arritur marrëveshje që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tri vite të tjera, përcjell GazetaBlic Sport.

Nuhiu u bashkua me “Intelektualët” në shtator të vitin 2018, dhe prej asaj kohe ka arritur suksese të konsiderueshme me klubin nga Gjilani.